Nje grup qytetaresh u perpoqen te cajne kordonin policor per te hyre ne sheshin para Teatrit. Ne kete moment nderhyri FNSH.
Me mikrofon perfaqesues te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen dhe të japin mbështetjen e tyre për të çarë rrethimin e policisë
Edmond Budina: “Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqyetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen në këtë shesh. Cfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandi Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur dicka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë sit ë jemi kafshmë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit.”