I tronditur dhe gati me lot në sy regjisori Edmond Budina tregon si është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa ai së bashku me 4 persona të tjerë po qëndronin tek hyrja e Teatrit Kombëtar si rezistencë për të ndalur shembjen e tij.
“Sot është një ditë e trishtë. S’më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia atëherë nuk më ma tërhequr zvarrë. Ajo që ka ndodhur në vendin tim është një nga gjërat më të turpshme. Nuk po mbrojmë shtëpitë tona, por shtëpine shqiptarëve. Nuk themi që teatri të mos ndërtohet por teatri i ri të ndërtohet diku tjetër.
Budina ka dhe një thirrje për kryeministrin Rama.
“Ne ishim 5 vetë dhe nuk po bënim sagjë dhe po rrinim tek dera. Ëhhstë një nga ditët më të dhimbshme. I bëj thirrje kryeministrit. Më ke zënë përkrahu dhe më ke tërhequr zvarrë. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë dhe ministrit. Mos ta tentojnë të shkatërrojnë këtë pasuri. Kemi protestuar në mënyrëpaqësire. Ky është fundi i demokracisë shqiptare. Ky është regjim fashist.”
Budina i bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.
“Populli të ngrihet në këmbë. Teatri duhet të jetë varreza e këtyre njerëzve që i bëjnë keq Shqipërisë. I bëj thirrje aktorëve mos u shisni, mos u kërcënoni për një copë bukë, hajde të mbrojmë lirinë.”