BallinaAktualitetNis zbrazja e orendive nga godina e Teatrit. Ish-deputetët e PD i...

Nis zbrazja e orendive nga godina e Teatrit. Ish-deputetët e PD i bashkohen artistëve

spot_img
spot_img

Forca te shumta policie kane zbarkuar para godines se Teatrit Kombetar, ku artistet e kane gdhire ne proteste kunder shembjes. Mengjesin e sotem efektivet kane rrethuar Teatrin Kombëtar dhe artistet thone se po nis aksini per zbrazjen e orendive nga godina.

“Si do ndiheni para femijeve tuaj, do te ndiheni shume keq. Cfare do t’u thoni familjeve, femijeve, historise? Hidheni kapelen dhe tregoni se jeni shqiptare te mire, se mbroni vendin, historine, traditen dhe kete vend”- thone artistet qe vijojne te qendrojne para godines ne mbrojtje te Teatrit.

Mesohet se forcat e policise ndodhen aty për të siguruar punonjësit e administratës së Teatrit, te cilet do te bejne nxjerrjen e materialeve dhe zhvendosjen e tyre.

Burime nga PD-ja bejne me dije se ne mbeshtetje te artisteve po shkojne edhe ish-deputete demokrate.

Ne nje prononcim per mediat, regjisori Robert Budina thote se artistet jane te vendosura ta mbrojne deri ne fund Teatrin Kombetar.

“Do ta rrethojmë me trupat tanë Teatrin Kombëtar. I bëj thirrje qytetarëve që në këtë moment të na mbështesin. i Ftoj në një qëndresë pa dhunë, me fjalët tona do i ‘çarmatosim. Qëndresa jonë është leksion për demokracinë”- thote ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular