Sot, Policia e Shtetit ka ndërhyrë për largimin e mbështetësve që protestojnë prej muajsh kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Artistë, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë janë përplasur me forcat e rendit që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi nuk pranuan që të largohen nga hyrja e teatrit.
Madje, gjatë aksionit pati edhe përplasje me policinë. Ndërkohë, një moment prekës është edhe kjo video e siguruar nga politiko.al kur aktori Neritan Liçaj, një ndër mbështetësit dhe kritikët më në zë kundër projektit të shembjes së Teatrit Kombëtar ka shpërthyer në lot, ndërsa godina rrethohet me forca të shumta policore.