Zbardhet lista e kandidatëve jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Me miratimin e rregullores në fillim të këtij muaji, Këshilli i Lartë Gjyqësor i hapi rrugë garës për anëtaret jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.
Rregullorja përcaktonte pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, jo gjyqtarë që kandidojnë për Gjykatën e Lartë.
Sipas listës së siguruar kandidatët jo gjyqtarë në garë për Gjykatën e Lartë janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha Jetmira Rragami, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Rezarta Melo (Cenaj) Agron Lamaj, Ervin Pupe, Theodhor Sollaku, Irena Nino, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Buna Alsula Anton Lleshaj.
19 do të jenë numri i anëtarëve në Gjykatën e Lartë ndërkohë që kandidatët jo gjyqtarë, do të përbejnë 1/5 e strukturës së kësaj trupe. Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin.