Një ditë më parë ai u tërhoq zvarrë nga policia teksa protestonte në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ndërsa sot regjisori Edmond Budina, me zërin e ngjirur përshëndet kontratën e nënshkruar me opozitën e bashkuar për të mbrojtur teatrin. Budina kërkon mbështetje sa më të madhe popullore për kauzën e tyre dhe prek me fjalët e tij.
Fjala e Budines
E përshëndes këtë kontratë të sotme, e gjej me shumë vend dhe nesër kur opozita me PD të jetë në pushtet kjo kontratë duhet të materializohet. Unë përpara të gjitha gjërave dua ta shikoj në sy kryetarin e PD. Të marr një premtim, po premton para popullit, ne nuk jemi askushi po të mos ishte populli. Nëse nesër nuk realizoni ato që keni shkruar unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën e dëgjova edhe sot, o kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, se 5 veta më duket çik absurde, nëse nuk e firmosim të gjithë nuk e firmos, jam me ju. Jam me ju, mos na tradhtoni”,- u shpreh ai.