Stadiumi Arena Kombëtare rrezikon të mos lincesohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese me Islandën që do të zhvillohet më 10 shtator.
RTV ORA mëson se qeveria e futbollit europian nuk do të jap dritën jeshile për lincesimin e impiantit të ri nëse nuk përfundon sheshi përpara stadiumit.
Faza e parë e punimeve tek shehi ka përfunduar, ku përfshihet shembja e objekteve përreth stadiumit. Por për fazën e dytë nuk është bërë akoma tenderi dhe dicka e tillë kërkon rreth një muaj kohë.
Në këto kushte bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i zhvillimit kthehen në pengesë për FSHF-në që të realizoj ndeshjen e shtatorit në impiantin e ri.
Punimet në Arena Kombëtare vazhdojnë me intesitet të lartë dhe gjithcka pritet të jetë gati në fillim te shtatorit nga firma ndërtues.
Në 5 gusht do të shtrohet tapeti, ndërsa në 15 gusht përfundon vendosja e të gjitha stolave. Ndërkohë sistemi i ndriçimit ka përfunduar.
Objektivi i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte që ndeshja Shqipëri-Islandë të zhvillohej në Arena Kombëtare, por të detyruar nga rrethanat drejtuesit e FSHF do të zgjedhin stadiumin Elbasan Arena, i cili sëbashku me Loron Boricin janë dy impaintet e vetëm të lincesuar për ndeshjet ndërkombëtare.