Dita Kombëtare e Zvicrës festohet tek Ambasada zvicerane në Tiranë
Ambasada e Zvicrës organizon pritje për Ditën Kombëatre të Zvicrës
Dita Kombëtare e Zvicrës – që mbahet çdo 1 Gusht – u festua të enjten tek Ambasada e Zvicrës me të ftuar dhe përfaqësues nga qeveria, biznesi, shoqëria civile, organzitat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike.
“Themelimi i Zvicrës në 1291 u bazua mbi një betim midis tre kantoneve. Një pakt u bë midis tyre për të bashkuar përpjekjet, për të ndarë burimet, dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ky pakt – ‘besëlidhje’ – ishte i ngjashëm me atë që vendosi Skënderbeu në Shqipërinë e shekullit të 15-të. Ai shtroi themelin për ndërtimin e një kombi, dhe ai gjithashtu ka të bëjë me drejtësinë, bashkëpunimin dhe ndershmërinë.”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.
“Mund ta konsiderojmë si fatlume kohën e sotme: të dy vendet tona kanë mundësinë për të shkëmbyer dhe për të bashkëpunuar si kurrë më parë. Qëkur Shqipëria u hap ndaj botës në 1992, dy vendet tona kanë rritur lidhjet dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin. Kjo po vazhdon dhe unë jam i gëzuar që si pjesë e mandatit tim këtu të luaj një rol për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona” – tha Ambasadori Maître.
Mbi 250 të ftuar morën pjësë në festimin e mbajtur tek Rezidenca e Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, përfshirë ministra, zv. Ministra dhe deputetë të parlamentit.
Dita Kombëtare e Zvicrës, 1 Gushti, përkujton themelimin e Konfederatës Zvicerane ashtu se e njohim sot. Në 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe nënshkruan Kartën Federale e cila u kthye në bazën e Konfederatës që sot ka 26 kantone.
… [Trackback]
[…] Find More on that Topic: startnews.news/2019/07/26/festohet-dita-kombetare-e-zvicres/ […]
Comments are closed.