BallinaAktualitetFurtunë në bashkitë në vend? Porosia e Ramës....

Furtunë në bashkitë në vend? Porosia e Ramës….

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama ka porositur drejtuesit e 4 qarqeve të Veriut për drejtuesit e punonjësit e institucioneve lokale. Në mbledhjen me drejtuesit e katër qarqeve të Veriut, deputetët e kryebashkiakët, Rama ka kërkuar të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki.

Në mbledhje ka munguar deputeti dhe ish-ministri Ditmir Bushati. “Të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki. Të bëhet një analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale. Të shikohet kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me PS”, kanë qenë porositë e Ramës.

Shefi i maxhorancës ka deklaruar se administrata në territor ka probleme.
“Në shtator e tetor do bëhet vlerësimi i të gjithë drejtorëve me bashki dhe largimi i atyre që nuk kapin ritmin e PS, vendimet do merren në mbledhjet e këshillit rajonal”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë ka porositur kryebashkiakët të bëjnë sa më shpejt organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimit, që duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular