BallinaAktualitetVideo/Gati Këshilli i ri, tensione në Devoll, Nallbati: Do t’i ndalojmë

Video/Gati Këshilli i ri, tensione në Devoll, Nallbati: Do t’i ndalojmë

spot_img
spot_img

Situatë e tensionuar në Devoll në pritje të konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak. Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur para bashkisë, ndërsa pritet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga 30 qershori.

Kreu aktual i bashkisë, përfaqësues i PD Bledjon Nallbati, i cili ndodhet në zyrën e tij dhe po vijon punën deklaroi për mediat se 30 qershori është shfuqizuar dhe se nuk ka kryetar dhe këshill të ri. Ai ka theksuar se do të mbrojë Kushtetutën.

“Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS. Bashkia po uzurpohet. Ne zbatojmë dekretin e Presidentit. 30 qershori është shfuqizuar. Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar të ri, as këshill të ri. Kryetarët vijnë dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do t’i ndalojmë dhe procedojmë pranë prokurorisë”, deklaroi Nallbati

Devolli është e para bashki në vend, ku pritet konstituimi i këshillit dhe betimi i kryetarit të ri Eduart Duro të dalë nga 30 qershori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular