BallinaAktualitetIsh-deputeti Endri Hasa: Ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, ja ç’po...

Ish-deputeti Endri Hasa: Ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, ja ç’po ndodh…

spot_img
spot_img
Kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit bashkë me administratën nuk i kanë lejuar socialistët që të konstituojnë Këshillin e ri Bashkiak në ambientet e institucionit.Kjo ka bërë që socialistët me këshilltarët e rinj dhe kryetarin e bashkisë të zhvendosen në ambientet e nënprefekturës për të bërë konstituimin.
Ndërkohë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa shkruan në Facebook se paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit.
Statusi në Facebook i Endri Hasës:
Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka!Shqipëria është në rrezik!Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular