BallinaAktualitetIvi Kaso: 30 qershori si datë e ligjshme zgjedhjesh ka rënë

Ivi Kaso: 30 qershori si datë e ligjshme zgjedhjesh ka rënë

spot_img
spot_img

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora konfirmoi pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 13 tetorit.

Kaso ritheksoi edhe një herë deklaratat e Partisë Demokratike që data 30 qershor si datë e ligjshme zgjedhjesh ka rënë dhe që nga kjo datë të gjitha aktet janë të pavlefshme.

Ivi Kaso: Kemi një dekret të Presidentit të Republikës, i cili ka shfuqizuar datën 30 qershor si datë të ligjshme zgjedhjesh. Ky dekret është në fuqi. Është publikuar në fletoren zyrtare, madje për çudinë time kam dëgjuar edhe brohoritje të mazhorancës, kur përfundoi afati në të cilin ata kishin të drejtë të atakonin  në mënyrë të ligjshme këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese, afatin 1 mujor. Brohoritën sikur kishte ndodhur çudia në fakt, atyre i kishte mbaruar afati.  Nëse kishin pretendime në lidhje me zhdekretimin e famshëm, një term të cilin e ka shpikur mazhoranca të shkonin ti paraqisnin para gjykatës kushtetuese, që do vlerësonte ligjshmërinë e pretendimeve të tyre.  Data 30 qershor si datë e ligjshme zgjedhjesh ka rënë. Që nga kjo datë të gjitha aktet janë të pavlefshme. PD njeh çdo vendim të ligjshëm të Gjykatave të vendit, madje edhe nga vendimet e çuditshme dhe të paprecedentë të ditëve të fundit nuk është se ka reaguar duke komentuar vendimet e Gjykatave. 

Gazetari: Kemi një datë të shpallur nga presidenti i republikës, 13 tetori. Ju dhe PD e pranoni këtë datë?

Ivi Kaso: Duhen pasur 2 koncepte. Koncepti i datës 13 tetor si datë legjitime zgjedhjesh dhe koncepti i datës 13 tetor si zgjedhje që do të mbahen dhe do të marrë pjesë edhe opozita. Data 30 qershor si datë legjitime zgjedhjesh ka rënë me dekretin e presidentit që ka shfuqizuar këtë datë. Afati për ta kundërshtuar në kushtetuese ka rënë. Nuk ka ankim në kushtetuese nga mazhoranca që zhdekretimi ishte i paligjshëm. Dekreti për shfuqizimin e datës 30 qershor i ka ezauruar  efektet e tij dhe tashmë kemi një datë të re të dekretuar që është data 13 tetor. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular