BallinaAktualitetIzmira Ulqinaku: Se dorëzojmë bashkinë, Shkodra s'mund të qeveriset nga pakica e...

Izmira Ulqinaku: Se dorëzojmë bashkinë, Shkodra s’mund të qeveriset nga pakica e 6% dhe krimi

spot_img
spot_img

Shkodranët nuk njohin vendimet që shkelin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe do të reagojnë me vendosmëri në mbrojtje të tyre. Kushtetuta e detyron kryebashkiaken Ademi të qendrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit në mënyrë të ligjshme e kushtetuese.

Shkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit dhe nuk do t’i dorëzohet krimit.

DEKLARATË E PARTISE DEMOKRATIKE, DEGA SHKODER, IZMIRA ULQINAKU

Sot, përmes mediave, të gjithë shkodranët janë njohur me aktin e rradhës të farsës së 30 qershorit. Don Kishoti që “triumfoi” me “mullinjtë e erës” në votime moniste si në kohën e diktaturës komuniste, u shpall fitues i votimeve socialiste nga një gjykatës i vënë nën presion nga ethet e vettingut që i rri mbi kokë sistemit të drejtësisë në vend.

Partia Demokratike e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, Dekretit të Presidentit të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi.

Asnjë vendim i asnjë institucioni në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës. Çdo përpjekje për t’ju imponuar shkodranëve përmes institucioneve të kapura dhe që shkelin Kushtetutën, Dekretin e Presidentit dhe ligjet e Shqipërisë, do të përballet me vendosmërinë e njohur të shkodranëve.

Në 2015-ën, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, demokratik dhe të njohur nga të gjitha forcat politike në vend dhe nga ndërkombëtarët, janë zgjedhur kryebashkiakët e ligjshëm në 61 bashkitë e vendit, mes tyre edhe Bashkia e Shkodrës.

Këta kryebashkiakë kanë detyrimin kushtetues, ligjor por edhe moral të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre me një proces të ligjshëm dhe kushtetues.

Partia Demokratike Shkodër i bën thirrje Edi Ramës dhe sejmenëve të tij lokalë, të mos e provokojnë Shkodrën e shkodranët me individë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga vota e qytetarëve.

E kemi përsëritur dhe e përsërisim edhe sot: Shkodra nuk mund të qeveriset nga 6% e atyre që edhe me dhunë, u detyruan të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit.

Shkodranet nuk kane per te pranuar kurre qe edhe Bashkine Shkoder tia dorëzojnë krimit te organizuar, tia dorezojne perfaqesuesit te emeruar prej tyre.

Çdo përpjekje për të vepruar ndryshe, është e dështuar dhe do të përballet me rezistencën qytetare, paqësore të të gjithë popullit që me 30 qershor i dha përgjigjen këtij regjimi duke e braktisur masivisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular