Artistët janë mbledhur mbrëmjen e sotme në protestë para Teatrit Kombëtar, por ndryshe nga ditët e tjera, ata vendosën të mbanin edhe një shfaqje në shenjë proteste kundër shembjes së kësaj godine, me interpretim te aktorit Mehdi Malkaj.
Në një postim të bërë në Facebook, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë
“Sot Teatri Kombëtar ishte skena madheshtore e artit, e qytetarisë, e dashurisë, e fisnikerisë, në një shfaqe të Mehdi Malkajt.
Sot qytetarët e Tiranës sfiduan autokratin e çmendur qe sot ishte më i vetmuar dhe më i mjeruar se kurrë. As milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, as paratë e gjithë botës nuk ja shërojnë dot mendjen e tij të sëmurë dhe shpirtin e shitur të keqes për para.
Ndajini këto foto të censuruara nga media dhe ejani tek Teatri Kombëtar çdo ditë.
Beteja vazhdon!”, ka shkruar ai.