BallinaKryesorePse Mehdi Malkajn nuk e "nxjerrin" në ERTV?

Pse Mehdi Malkajn nuk e “nxjerrin” në ERTV?

spot_img
spot_img

Nga Dritan Kaba

Mehdi Malkaj, ky aktor i madh, që ka luajtur me dhjetëra role. Ka falur me miliona të qeshura dhjetëra mijëra lot , spektatorëve që e kanë ndjekur në skenë. Ky aktor është nga ata, që nuk e ka “fatin” të dalë në ERTV. Kam pasur fatin të bashkëpunoj me të në teatrin Publiteater me drejtuesin dhe ideatorin e tij, Agim Xhafka . Gimi është i dashuruar me teatrin. Në rini ka luajtur edhe vetë. Ka bërë redaktimet edhe përshtatjet e disa skenarëve që i vuri në skenë Publiteatri. Në shfaqjen “Darka e të marrëve”, e vënë në skenë nga regjisori Gezim Kame, Mehdi kishte rolin e inspektorit.

Ishte dita e premierës. Shfaqja luhej në skenën e Akademisë së Arteve. I ftuar ishte edhe ministri i Kulturës. Të vetmen gjë që i kishte dhënë kulturës ishin muret e ministrisë së kulturës të lyera me të kuqe. Gjithashtu edhe vepra e parë korruptive, megjithëse e bërë në sytë e të gjithëve, ngeli e pandëshkuar.

Në shfaqje Mehdiu i kishte rezervuar nje “surprizë” ministrit Rama. Gjatë rishfaqjes Mehdiu, inspektor, shkon në shtepinë e njeriut që i kryente inspektimin e të ardhurave. Si i paturp që ishte kërkoi të hante diçka, kështu e kishte roli. Mehdiu kishte në kokë një festë me ngjyra edhe kishte lënë edhe mjeker, në vesh kishte vendosur edhe vath. Njeriu i shtëpisë, qe luhej nga i madhi edhe i paharrueshmi Roland Trebicka, i thotë hap frigoriferin se ke një pjatë me makarona.

Mehdiu ia kërkon makaronat, aktorit që luante në atë pjesë, rolin e një humbamenoje që ishte ftuar në darkë për tu tallur nga shokët e të zotit të shtëpisë. Një rol i luajtur në një mënyrë të rrallë nga Robert Ndrenika. Gëzim Kame e krahasonte vetëm me De Niron ne atë rol. Ndrenika i çon pjatën unë në çast hoqa sytë nga skena dhe po shikoja lozhën ku ishte Rama.

Në atë çast Mehdiu ngre kokën nga pjata dhe mban pirunin me makarona para gojës gati 30 sekonda i ngrirë. Ishte pamja e fotos së Edit,e sapo botuar në shtypin e ditës, nga Mero Baze, me gojën e mbushur me makarona.

Salla plasi në ilaritet të fortë edhe nuk pushonin as të qeshurat as duarttrokitjet. Në lozhë ra heshtja.

Një fytyre e nxirë ishte në mes të saj. Një njeri inatçi. Aq shumë sa mezi takoi nja dy nga protagonistët në fund të shfaqes. Mezi takoi edhe Agimin që i kishte rezervuar lozhën. Kishte ardhur që të thoshte fjalët për ligjin për teatrin dhe me atë rast të sponsorizonte edhe trupën e aktorëve.

Nga nervat e sëmura, inati primitiv dhe hakmarrja që i buronte nga prejardhja nuk finacoi asnjë lek për teatrin. Nuk mund ta harronte talljen që i bënë aktorët, të indinjuar pikërisht nga ligji i tij për teatrin. Megjithatë teatri vetëfinancohej pa ndonjë siklet të madh. “Darka e të marrëve” i kaloi te 100 vëniet në skenë në të gjithë Shqipërinë.

Mehdi Malkaj është i pari që e ka sjellë në skenë atë portret të shëmtuar dhe hakmarrës, kështu që Edi nuk do ja nxjerrë deklaratën e sotme të mbrëmjes në sheshin e teatrit në ERTV. Ai i urren artistët e vërtetë, ata që nuk i shiten pushtetit. Ai urren gjithçka të lirë. Ndaj e urren teatrin, ndaj i urren artistët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular