BallinaAktualitetAlarmi i revistës “Monitor”: Po ikin si në vitin 1990, për të...

Alarmi i revistës “Monitor”: Po ikin si në vitin 1990, për të njëjtat shkaqe! A ka veshë për t’i dëgjuar?

spot_img
spot_img

Revista Monitor, e specializuar në fushën e ekonomisë, ka publikuar një editorial me titull “Po ikiiin!!! A ka veshë për t’i dëgjuar?”, ku trajton fenomenine emigrimit masiv të shqiptarëve. “Monitor” konstaton se shkaqet e largimit janë të njejta me ato të viteve 90, si: destabiliteti politik dhe cilësia e ulet e jetës.

“Janë po të njëjtat shkaqe për të cilat, 30 vjet më parë, shqiptarët u larguan, janë po të njëjtat shkaqe për të cilat ikin dhe sot, janë po të njëjtat kushte, të cilat rigjejnë edhe emigrantët e kthyer. INSTAT, në një studim, tregon se 80% e emigrantëve të kthyer ndeshen me po të njëjtat nevoja dhe probleme, me ndryshim fare të vogël në renditjen e tyre”. Revista del në konkluzionin se një ndër zgjidhjet më të mira do të ishte kthimi i të shkolluarve jashtë ose mbajtja e atyre që kërkojnë modoesmos të largohen tu jepet një “një stimul dhe një ofertë më të mirë financiare, qoftë edhe duke e subvencionuar kthimin”.

Editoriali i plotë:

Shqipëria është futur në tunel dhe drita në fund të tij nuk duket. Madje, mund të jetë shumë larg. Për shkak të emigracionit të lartë në numër, i riaktivizuar fuqishëm vitet e fundit, por edhe për shkak se shqiptarët e larguar së fundmi janë nga pjesa më e arsimuar dhe profesionale, vendi po përballet me probleme komplekse ekonomike dhe sociale.

Perspektiva, për shkak edhe të faktorëve të tjerë demografikë, mund të jetë edhe më e zymtë. Banka Botërore, në një parashikim të fundit të javës së kaluar, na tregoi se të paktën deri në vitin 2050, shqiptarët që do të emigrojnë, do të jenë në nivele shumë më të larta se ata që do të zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri. Banka analizon se emigracioni neto do të vazhdojë me të njëjtat ritme, ku çdo 5 vjet do të ikin (neto) nga vendi rreth 40 mijë persona.

Më herët, FMN ka llogaritur se gjatë viteve 1995-2012, largimi i shqiptarëve ka sjellë efekt negativ 18% në PPB dhe se 16% e masës së këtij dëmi ka ardhur nga largimi i forcës së kualifikuar.

Shkaqet e këtij emigracioni biblik, si në fillim të viteve ‘90 mbeten po njësoj, asgjë nuk ka ndryshuar: papunësia, destabiliteti politik dhe cilësia e ulët e jetës. Janë po të njëjtat shkaqe për të cilat, 30 vjet më parë, shqiptarët u larguan, janë po të njëjtat shkaqe për të cilat ikin dhe sot, janë po të njëjtat kushte, të cilat rigjejnë edhe emigrantët e kthyer. INSTAT, në një studim, tregon se 80% e emigrantëve të kthyer ndeshen me po të njëjtat nevoja dhe probleme, me ndryshim fare të vogël në renditjen e tyre.

Kjo është e pritshme sepse, së pari, kanë gjetur një vend në destabilitet politik dhe një ekonomi gjithnjë anemike dhe me pabarazinë më të lartë se çdo vend tjetër i Europës, që vijon të rritet që në fillimet e demokracisë (EUROSTAT).

Revista jonë e ka trajtuar shpesh fenomenin e migracionit. Edhe në shkrimin e saj kryesor të kësaj radhe, ai zë sërish vend përmes dëshmive të vërteta nga sipërmarrësit. Mund të duket si përsëritje kur tashmë faktet janë. Por ka një ndryshim, për shkak se fenomeni nuk po ndalet dhe rreziku po bërtet edhe më shumë. Por a ka veshë që të dëgjojnë?! Fatkeqësisht, jo. Qeverisja e vendit, për turp të saj, e shikon emigracionin ende si fenomen normal dhe të përbotshëm që u ndodh edhe gjermanëve, edhe francezëve, edhe italianëve, edhe…?

Ka dhe një arsye tjetër pse iu kthyem sërish temës së emigracionit. Është fakti që e përmend sërish FMN, që nëse prej vitit ‘95 deri në 2012, emigracioni nuk do të ishte në këto përmasa, rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe nga 3% do të ishte të paktën 9%. Ja pra ku është edhe përgjigjja nga duhet të nisë zgjidhja e problemit. Nga oferta ekonomike. Në pamundësi për të rritur ekonominë pa ta, të mund të gjejmë rrugë që shqiptarëve të larguar ose kërkojnë të largohen, t’ju japim një stimul dhe një ofertë më të mirë financiare, qoftë edhe duke e subvencionuar kthimin.

Pasi mbajtja dhe riatdhesimi i “trurit”, automatikisht, jo vetëm do të përshpejtonte rritjen ekonomike në favor të të gjithëve, por do të justifikonte çdo para të shpenzuar për të stimuluar rikthimin. Kur emigrantët shqiptarë, në kulmin e krizës ekonomike në vendet e BE-së, veçanërisht në Greqi dhe Itali, filluan të ktheheshin, pati projekte dhe nisma ligjore të mira, për të dhënë disa stimuj dhe lehtësi financiare dhe ekonomike për t’i riintegruar dhe për të përfituar investime, si nga kursimet e tyre, ashtu dhe “knoë hoë”. Por, skema nuk funksionoi.

Atëherë, qoftë edhe nga kjo praktikë e njohur, mendojmë se ka ardhur koha për të çelur një diskutim e më pas veprime konkrete, për të ideuar dhe për të paraqitur më shumë alternativa, të cilat të ngrihen dhe diskutohen me sa më shumë grupe interesi, sepse pavarësisht shkaqeve që i detyruan dhe po i detyrojnë shqiptarët të ikin, mbajtja apo rikthimi i tyre është në nderin dhe leverdinë e të gjithëve.

Edhe nëse do ta konsideronim emigracionin si fenomen historik, ashtu siç ka qejf qeveria ta quajë, për t’ju larguar përgjegjësisë së saj, le të ndjekim shembullin e vendeve, daç edhe si Gjermania, Italia, qoftë edhe si Rumania për t’i ndihmuar të gjithë shqiptarët që ta gëzojnë atdheun e tyre. Koha nuk pret, nëse duam që sa më shpejt t’i gëzohemi dritës në fund të tunelit.

Per sqarim: titulli origjinal eshte “Po ikiiin!!! A ka veshë për t’i dëgjuar?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular