Sa shqiptarë fitojnë Lotarinë Amerikane në vit? Kjo është një pyetje që jo pak prej nesh e bëjnë gjithmonë, pa harruar edhe korçarët, që në këto raste janë më fatlumët.
Por përgjigjen e kësaj pyetje e jep Departamentit i Shtetit duke botuar në faqen e tij të buletinit të vizave numrin e Llotarisë për Residentë të Përhershëm që i përket për çdo vend për programin DVD 2020.
Për vitin e ardhshëm, nga Shqipëria do të pranohen në programin e Lotarisë Amerikane 3603 apliokantë.
Kështu vendi ynë renditet i dyta në Europë për nga numri më i madh i vizave për Resident të Përhershëm, pas Rusisë me 5118 vende.
Mesa duket kjo shpjegon edhe faktin se pse vit pas viti shqiptarët po aplikojnë masivisht për Lotarinë Amerikane.
E treta renditet Ukraina me 3113 vende dhe pas saj Turqia me 2709 vende.
Sa i përket rajonit të Ballkanit, nga Kosova pranohen vetëm 260 aplikime. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka 249 vende, Serbia 210, Greqia 48 dhe Mali i Zi me vetëm 35 aplikantë të cilët fitojnë të drejtën e kualifikimit në programin e Lotarisë Amerikane.
4 vendet e para
Rusia me 5118 vende
Shqiperia me 3603 vende
Ukraine 3113 vende
Turqia 2709 vende