BallinaSocialeKëshilltarja e PD shpërthen në mbledhjen e KB: Malsia e Madhe po...

Këshilltarja e PD shpërthen në mbledhjen e KB: Malsia e Madhe po përmbytet nga plehrat e Malit të Zi

spot_img
spot_img

Nga Mimoza Rexhvelaj

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku detyra jonë është të sjellim shqetësimet e banorëve.  Të jemi zëri i tyre në çdo kohë.
Ka tre ditë që jam njohur me shqetësimin e banorëve të fshatrave Sterbeq, Jubicë e Kamicë në Njësinë administrative Qendër, ku prej më shumë se tre muajsh po bëhet ndotja e mjedisit nga hedhja e pa përgjegjshme e mbetjeve të thertoreve, të cilat ende nuk është e qartë se nga vijnë por banorët pretendojnë se janë mbetje nga Mali i Zi dhe depozitohen aty.
Me çfarë leje? Me çfarë procedure? Nuk e dime… as Bashkia nuk e di…
Ne nuk kemi një “Landfill” nuk kemi as një projekt, një leje mjedisore, apo informacion për këtë rast, ndaj duhet t’u bëj thirrje publike prokurorisë, organeve kompetente, mediave të bëjnë hetime për këtë SKANDAL që po rrezikon jetën e barorëve, në plasjen e një epidemie nē këtë zonë.
Jeta e banorëve është në rrezik.  Era e keqe është  e padurueshme. Temperaturat e larta e keqësojnë gjendjen.
Duhet ndërhyrje urgjente në ndalimin e këtyre kamionëve të mos sjellin më, dhe dizifektimin e zonës, groposjen e pastrimin e këtyre mbetjeve.
Të vendosën para  përgjegjësisë ata që janë shkaktarët e kësaj situate!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular