BallinaAktualitet550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e...

550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Atë që s’e bën Rama, e bën kryekomunari i Ulqinit

spot_img
spot_img

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm e konfirmoi për portalin Ul-info, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u mor edhe miratimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Javë më parë ishte bashkia e Lezhës ajo që planifikoi vendosjen e shtatores së Heroit Kombëtar në sheshin që mban emrin e tij, por që u pengua nga qeveria.

Mesa duket, qeverisë në Tiranë i mjafton “Skënderbeu” që kanë mbi krye ndaj dhe nuk mendojnë shumë për përkujtimin e figurës së Heroit tonë Kombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular