BallinaAktualitetDeklaratat për Teatrin, ambasadori Soreca: U nxorën jashtë kontekstit

Deklaratat për Teatrin, ambasadori Soreca: U nxorën jashtë kontekstit

Reagimet e shumta për deklaratat e bëra sot për Teatrin Kombëtar, kanë bërë që Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca të sqarohet me një tjetër deklaratë. Soreca shkruan në “Twitter” se përgjigjja e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si Komisioni Europian në shtator për procedurat e prokurimit publik.

“Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e deklaruar në shtatorin e kaluar nga Komisioni Europian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan për të ndjekur pajtueshmërinë me parimet e prokurimeve publike të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg.
Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova… se është e nevojshme që të jepet kohë që procedurat institucionale të marrin një vendim për çdo mosmarrëveshje juridike që ekziston në këtë çështje, në respekt të plotë të zbatimit të ligjit. Në fund konkludova duke kujtuar se Delegacioni i BE-së është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si të drejtë themelore dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë”, shkruan ambasadori Soreca.

Soreca

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular