Deputeti Lefter Maliqi i është drejtuar publikisht kreut të PD-së, Lulzim Basha, që të hyjë në zgjedhjet e 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta, pavarësisht nëse Edi Rama është ose jo Kryeministër.
“Si deputet që e pranova me ndërgjegje të jem i pavarur, ju këshilloj pa asnjë interes personal, por për interesa të demokratëve, socialistëve të ndershëm, opozitës së bashkuar, të ardhmes së shqiptarëve për hapjen e negociatave në 17-18 tetor, duhet ti pergjigjeni thirrjes së Presidentit të Republikës për zgjedhjet lokale në 13 Tetor me kandidat potencial, që ti shërbejnë votuesve dhe është tepër e sigurtë që do fitoni shumicën e bashkive edhe me Ramën Kryeministër, dhe menjehere këtë entuziazëm të fitores, këtë shpresë të qytetareve për ndryshim, ta motivoni e përcillni kudo duke kërkuar moralisht zgjedhjet e menjëhershme të parakohshme.
Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
Rama le të ketë pushtete, krimin, policinë, lekët e drogës etj, por të gjitha këto së bashku nuk mundin dot drejtësinë, ndershmërinë, shpresën e shqiptarëve, të cilët presin me padurim ndryshimin duke i ndëshkuar me votë më keq se në 30 Qershor”, shkruan Maliqi.
Komenti nga Lefter Maliqi
Zgjedhje lokale dhe te pergjithshme me qeveri teknike dhe pa Ramen Kryeminister. Shume mire do ishte dhe fitorja e opozites do ishte shume e thelle por koha per shqiptaret, socialistet e ndershem, demokratet nuk pret.
Z.Basha kam qene kritik ndaj jush, kritika te cilat i kam bere publike por mqse situata politike dhe ekonomike ne vend eshte perkeqsuar si asnjehere tjeter, mqse jemi ne krize institucionale pa gjykate kushtetuese, pa gjykate te larte, me reforme ne drejtesi te kapur nga Rilindja dhe te deshtuar, mqse jemi ne varferi, pasiguri dhe po vriten shpresat per hapjen e negociatave ne BE per here te 4 per shkak te krimit te organizuar, korrupsionit, krizes ne vend dhe emigrimit masiv.
Keto kosto e zhgenjime te shqiptareve treguan se dhe ne votimet moniste te jashtligjshme te 30 Qershorit populli ndeshkoi me braktisje, mospjesmarrje, me pavlefshmeri votash etj as 15 % te votave per Rilindjen e Krimit.
Si deputet qe e pranova me ndergjegje te jem i pavarur, ju keshilloj pa asnje interes personal por per interesa te demokrateve, socialisteve te ndershem, opozites se bashkuar, te ardhmes se shqiptareve per hapjen e negociatave ne 17-18 tetor, duhet ti pergjigjeni thirrjes se Presidentit te Republikes per zgjedhjet lokale ne 13 Tetor me kandidat potencial qe ti sherbejne votuesve dhe eshte teper e sigurt qe do fitoni shumicen e bashkive edhe me Ramen Kryeminister, dhe menjehere kete entuziazem te fitores, kete shprese te qytetareve per ndryshim, ta motivoni e percillni kudo duke kerkuar moralisht zgjedhjet e menjehershme te parakohshme. Hekuri rrihet sa eshte i nxehte.
Rama le te kete pushtete, krimin, policine, leket e droges etj, por te gjitha keto se bashku nuk mundin dot drejtesine, ndershmerine, shpresen e shqiptareve te cilet presin me padurim ndryshimin duke i ndeshkuar me vote me keq se ne 30 Qershor.
Mos e lini te keqen te qete, por mobilizohuni dhe shkoni koke lart ne 13 tetor i sigurt drejt suksesit dhe fitores se demokracise dhe kthimin e shpreses dhe besimit te shqiptareve. Mos i lini lotet e Rames ne 30 qershor te thahen, mos e lejoni urrejtjen qe ka me socialistet qe ti iki, mos e lejoni qe dashurine qe ka per krimin dhe Rilindjen qe ti shuhet. Goditeni ne 13 tetor me vote qe mos ta kete me mendjen as tek mamica, as tek tao tao, as tek tepsia, as tek filxhani, as tek Romeo e Zhulieta, por ta kete vetem tek mbidozat, çitjanet, lotet dhe pikturat bardh e zi.
… [Trackback]
[…] Here you can find 65723 more Info to that Topic: startnews.news/2019/07/29/deputeti-keshillon-bashen-hyr-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-rama-le-te-kete/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2019/07/29/deputeti-keshillon-bashen-hyr-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-rama-le-te-kete/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/07/29/deputeti-keshillon-bashen-hyr-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-rama-le-te-kete/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/07/29/deputeti-keshillon-bashen-hyr-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-rama-le-te-kete/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/07/29/deputeti-keshillon-bashen-hyr-ne-zgjedhjet-e-13-tetorit-rama-le-te-kete/ […]
Comments are closed.