Më shumë se 50 vetë janë vrarë gjatë një përleshjeje në një burg në Brazil, midis bandave rivale e cila zgjati për rreth 5 orë thanë aturitetet, raportojnë mediat e huaja.
Anëtarët e bandës nga një krah pushtuan një pjesë tjetër të burgut të Altamira në shtetin Pará, njoftoi media lokale. Zyrtarët që dhanë një konferencë shtypi thanë se 16 të vdekur u dekapituan.
Raporte të tjera thanë se një pjesë e burgut ishte përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar kështu edhe viktima. Dy oficerë të burgut mësohet që janë marrë penga por që tashmë janë liruar . Në maj, 40 vetë u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas – një ditë pasi 15 u vranë në burgjet e burgut në të njëjtën zonë.