BallinaAktualitetShpërthen sociologu Ergys Mërtiri: Ambasadoruci....

Shpërthen sociologu Ergys Mërtiri: Ambasadoruci….

spot_img
spot_img
Nga Ergys Mërtiri 

Europa Nostra, një institucion europian qe mbron trashëgiminë kulturore, është shprehur qarte dhe prere kundër shembjes se Teatrit, ndërsa një ambasadoruc si Soreca, mundohet te spërdridhet pas fjalëve, për të dhënë një përgjigje as mish e as peshk për këtë çështje.

Te gjitha pyetjeve për këtë çështje ai iu përgjigj me te njëjtat fjale: ‘Çështja është delikate, është e politizuar, dhe duhet pare me kujdes. E rëndësishme është qe procedurat e tenderit te bëhen te drejta.’

Qe nuk keni turp z. Soreca, ketë e kemi pare qe ditën e pare qe erdhët ne Shqipëri dhe duket se për ketë arsye ju kane zgjedhur aty, por, mos na shisni pallavra duke investuar ne aktivitete kulturore, duke bere sikur e doni kulturën shqiptare, ndërkohe qe heshtni ndaj një prej masakrave kulturore ne mes te Tiranes.

Ju lutem, mos na shisni përralla, duke investuar koncerte në Theth, kur pak kilometra me tej, një HEC i çmendur po betonizon Valbonën.

Nëse çështja do parë me kujdes, shiheni! Ç’ju pengon? Perse keni vështirësi për te thënë te drejtën?

Thoni se për ju ka rendësi sundimi i ligjit dhe konkurrenca e lire, ndërkohe qe ka bere batërdi me ligjet, duke hartuar ligj special, duke i marre kompetencat pushtetit vendor, duke paracaktuar fituesin e tenderit, duke mashtruar publikun me institucione qe falsifikojnë kushtet teknike te godinës, etj. Është ironi e madhe te flasësh për konkurrence te lire ne një afere te tille kusarie ku ndërtuesi është paracaktuar qe prej dy vjetësh.

Çështja nuk është fare politike z. Soreca. Është, pike se pari, çështje kulturore dhe çështje e një te drejte elementare për te mbrojtur trashëgiminë tone.

Jeni ju qe po bëni politike, dhe me e keqja, po bëni politike te shëmtuar. Jeni ju qe po spërdridheni duke mos iu përgjigjur drejt pyetjeve mbi teatrin, ne mënyrë qe helli juaj te mos digjet, ndërsa mishi te piqet.

Pikërisht politika juaj e dështuar, është një prej duarve qe po e shkatërrojnë këtë vend.

I keni hyre një rruge qorre për te mbrojtur një Kryeministër te zhytur ne lluce, me te inkriminuarin qe ka pasur ky vend ne këto 30 vjet, dhe tashme ju duhet ta mbroni deri ne fund, për te dështuar edhe ju bashke me te, ndonëse ai është gjithmonë një hap larg rrëzimit.

Kështu, ju ve ju duhet tani te paguani kostot duke i thëne te zezës të bardhe e derrit dajë, duke ia mbajtur anën me siklet në çdo skandal që e shoqëron.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular