BallinaRajoniArmatosja e Serbisë, ragon zv/ ministri i mbrojtjes: Ka për qëllim rrezikimin...

Armatosja e Serbisë, ragon zv/ ministri i mbrojtjes: Ka për qëllim rrezikimin e gjithë Ballkanit

Rusia ka dhuruar automjete ushtarake për Serbinë duke vënë në pikëpyetje sigurinë në rajon.

Për këtë çështje ka reaguar zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, i cili ka thënë se Serbia u kthye në Rusinë e Vogël dhe kjo është shqetësim për gjithë rajonin.

“Orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse (edhe pse në këto lëvzije aferat korruptive janë enorme) ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit, ndërsa paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e Vogël.

“Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale.

Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10-të të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s. Anëarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale”, ka shkruar Ramadani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular