BallinaAktualitetBasha: Do ta shporrim këtë pakicë kriminale 6%, nga Devolli dhe nga...

Basha: Do ta shporrim këtë pakicë kriminale 6%, nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria

Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar si hajdute godinën e bashkisë së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT LULZIM BASHA, PËRPARA BASHKISË DEVOLL

Të nderuar qytetarë të bashkisë së Devollit.

Së pari kam kënaqësinë e madhe të ndodhem sërish mes jush dhe pranë jush. Të ndodhem pranë jush edhe në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe të vendosmërisë tuaj për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor, nga banda kriminale në pushtet.

Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.

Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vendin.

Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vebdin.

Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e nmë veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.

Sporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë.

Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore.

Kjo hajdutëri do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve.

Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë.

Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin.

Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye.

Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë të regjimit.

Hajdutët i kanë bërë llogaritë me ditët e fundit të korrikut dhe me fillimin e gushtit. Kanë kujtuar se në vapën e verës do të mund të realizojnë planin e tyre të vjedhjes. E kanë gabim. Mund të futen si hajdutë, por nuk do të qeverisin dot asnjë ditë, si hajdutët që janë.

Sot e ditë për ditë, në Devoll, në Kavajë, në Pogradec, në Shkodër, në Kamëz e në të gjithë Shqipërinë, hajdutët e pushtetit vendor, që dhunshëm e përdhunshëm duan të imponojnë vullnetin e pakicës kriminale 6 % vullnetit të shumicës shqiptare, do të përballen me vendosmërinë tonë. Do të përballen po kështu shumë shpejt edhe në Tiranë. Rrëzimi i këtij regjimi hajdutësh është gjëja më e sigurtë që mund të themi sot me gojën plot, sepse rrëzimi i këtij regjimi hajdutësh është rruga nga e cila kalon përmirësimi ekonomik. Shqipëria është sot e varfër, sepse është e grabitur nga regjimi i hajdutit psiqik Edi Rama. Shqipëria është sot e papunë, sepse buxheti i shtetit, pasuritë e vendit, pyjet, lumenjtë, minierat, nafta, të gjitha janë grabitur nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh, që qëllim e objektiv të vetëm kanë hajdutërinë, grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

Ekonomia sot është e shkatërruar, sepse 5 oligarkë dhe 5 banditë, me në krye Edi Ramën kontrollojnë gjithçka. Dhënia fund e këtij regjimi është hapi i parë për t’i dhënë fund papunësisë, është hapi i parë për t’i dhënë fund varfërisë, është hapi i parë për t’i dhënë fund mjerimit ekonomik.

Shqipëria është e bllokuar në rrugën e saj evropiane, sepse Evropa nuk mund të pranojë kurrë një qeveri që qeveriset nga hajduti. Ndaj dhe mesazhi i Poznanit është i qartë, për këdo që ka veshë të dëgjojë e sy të shohë. Në 180 milionë euro grante për vendet e Ballkanit, hajduti psiqik i Tiranës nuk mori asnjë qindarkë të vetme.

Dhe asnjë hap më tej nuk mund dhe nuk do të hidhet drejt Bashkimit Europian pa qëruar qeverinë hajdute dhe hajdutin psiqik. Ky tashmë është misioni kombëtar që mori vulën e 85% të shumicës Rama ik, të 30 qershorit. Është detyra jonë që këtë shumicë e cila e ka shprehur vullnetin përmes votës më të pastër, të mosdaljes në 30 qershor ta kthejmë në energji për transformimin e madh politik dhe ekonomik që pret Devolli, që pret gjithë Shqipëria.

Edhe një herë dua ta them fare qartë, që shumica e inkriminuar 6% që ka zaptuar sot dhunshëm bashkinë e Devollit i ka ditët e numëruara. Unë, PD, opozita e bashkuar jemi në krah të qytetarëve të Devollit, jemi në krah të qytetarëve shqiptarë anembanë vendit. Sepse ora po vjen për ta shporrur këtë pakicë kriminale nga bashkia e Devollit, nga Kryeministria dhe nga Shqipëria.

Së fundmi, dua ta them qartë dhe prerë, sado të ketë investuar Edi Rama dhe mercenarët e tij në kapjen e drejtësisë, sado të ketë investuar në shkatërrimin e gjykatave dhe kapjen e prokurorisë, shkelësit e Kushtetutës burgu i pret, hajdutët e buxhetit të PPP-ve, të kocnensioneve, të pasurive dhe të taksave të shqiptarëve. Dhënia e fund pandëshkueshmërisë, që nga hajduti i vogël i Devollit këtu brenda në këtë zyrë deri tek hajduti i madh në Tiranë është zotimi im para devollitëve dhe gjithë shqiptarëve. Ndaj dua t’ju përgëzoj dhe t’ju përshëndes për rezistencës qytetare. Dua t’ua them qartë se e mbështes plotësisht këtë rezistencë, se jeni të justifikuar dhe të përligjur në të gjitha mjetet dhe format, sepse njësoj si hajdutët që futen në shtëpi edhe hajduti që është futur në shtëpinë e përbashkët të devollitëve, do t’i jepet, e duhet t’i jepet përgjigja e merituar.

Në çdo aksion, në çdo veprim, në çdo akt qytetar dhe politik, keni dhe do të keni mbështetjen time, mbështetjen e Partisë Demokratike.

Pyetje: Z. Basha, a është 13 tetori data kur duhet larguar kjo klasë politike?

Lulzim Basha: 13 tetori është data kushtetuese e zgjedhjeve lokale. Partia Demokratike është gati më 13 shtator, 13 gusht, 13 tetor, me 13 nëntor, në momentin e parë që ne do t’i garantojmë shqiptarëve lirinë e votës, ne e dimë që qeveria hajdute e Edi ramës merr fund dhe shumica “Rama ik” do të kthehet në shumicën qeverisëse të Partisë Demokratike.

Pyetje: Çfarë do të bëjnë kryetarët e tjerë të bashkive të djathta?

Lulzim Basha: Qytetarët po vendosin në çdo bashki dhe thirrja e tyre, zëri u tyre është për ne i detyrueshëm.

Pyetje: Z.Basha po përsa i përket Bashkisë së Devollit sepse ju ndodheni në këto ambiente, por jeni jashtë, ndërkohë që nga dje kryetari ka marrë detyrën, Eduard Duro ndodhet në ambientet e brendshme të Bashkisë. Si do të vijojë më tej me një kryetar jashtë dhe me një kryetar brenda?

Lulzim Basha: Çfarë ndodh kur hajduti të futet në shtëpi dhe të vjedh televizorin. Ndiqet deri në fund dhe kapet dhe futet në burg.

Me të gjitha format dhe mënyrat.

Me rrugë ligjore, me duar, me të gjitha format dhe mënyrat që qytetarët kanë vendosur t’u përgjigjen, ne do të na kenë kë krah.

Kudo ku ka paligjshmëri, qytetarët kanë të drejtën t’u përgjigjen me të gjitha format dhe mënyrat.

Çdo punonjës që kryen aktin heroik të refuzimit të vjedhjes, të refuzimit të hajdutërisë, ka sot dhe do të ketë nesër sigurinë time personale dhe politike për këtë akt kushtetues dhe të ligjshëm, sikundër anasjelltas, çdokush që për arsye dobësie personale, shantazhi apo presioni, detyrohet t’i nënshtrohet paligjshmërisë, mund të mbështetet tek zbatimi i ligjit dhe jo tek toleranca. Ata që bëhen shërbëtorë të hajdutit të Bashkisë, ta harrojnë se do të ketë tolerancë për ta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular