Në orët e para të ditës së sotme, në Devoll digjet një automjet në lagjen nr.1 në Bilisht. Mjeti tip “Hyundai”, siç bëjnë me dije burimet policore ishte i parkuar para banesës së shtetasit D. A. Paraprakisht nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia po punon për zbardhjen e tyre. Deri më tani, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe një ngjarje aksidentale pasi makina ka qenë me impiant gazi.
Informacion paraprak
Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.