Kryeministri Edi Rama la të kuptojë se edhe Biblioteka Kombëtare dhe Kampusi Universitar do të ndërtohet edhe me PPP si teatri dhe Stadiumi “Qemal Stafa”
Edi Rama: Bibilioteka kombetarë kushton sa teatri. Nuk kemi buxhet ta ndërtojmë bibliotekën kombetare. Me se do të ndërtojmë kampusin e ri. Do të ftojmë investorët. U themi ndërtoni ju. U themi e duam tani dhe ju do ju paguhet me kohë. Rruga e Arbrit përse nuk u bë për 30 vite. Mua si kryeministër më intereson tu jap rrugën e Arbrit dibranëve apo të mos më akuzojnë se ti po vjedh. Fjalët do t’i marrë era, në fund do jenë veprat.
Kemi një Teatër Kombëtar ku një trupë e huaj nuk vjen dot. Këto janë mundësitë. Arsyeja është që të kemi teatër sot, teatrin e fëmijëve sot, bibliotekën sot. Si ta bëjmë ne? Dini formë tjetër. Nuk e kam shpikur unë PPP. Shikoni Turqinë si ishte dhe si është. Shikoni sa % e ka partneritet publik privat.