BallinaKronikeVodhi të dhënat personale të 106 milionë amerikanëve, FBI arreston femrën e...

Vodhi të dhënat personale të 106 milionë amerikanëve, FBI arreston femrën e “rrezikshme”

spot_img
spot_img

Të dhënat personale të rreth 106 milionë personave në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën pas një sulmi kibernetik kundrejt shërbimeve financiare të kompanisë Capital One, e cila është një nga prodhueset më të mëdha të kartave të kreditit në SHBA.

Sipas Capital One, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti, por fatmirësisht hakerja nuk ka arritur të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit.

Sulmi, i cili preku rreth 100 milionë individë në SHBA dhe 6 milionë në Kanada, u identifikua më 19 korrik por u bë publik vetëm pas arrestimit të Paige Thompson nga FBI, si hakere e dyshuar.

Seanca dëgjimore për 33-vjeçaren është caktuar më 1 gusht në Sietëll, ndërsa çështja ka ringritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë e kartave dhe llogarive bankare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular