DETAJE-EMRA/ Shantazhuan me videon intime 13-vjeçarin, tezes së tij i grabisin 5 mijë euro

1
240

Policia e Tiranës jep detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur tre ditë më parë në Tiranë, ku tre kriminelë, me një plan të mirëmenduar, kanë shantazhuar me video intime një 13-vjeçar me qëllim grabitjen e shtëpisë së tezes së tij.

Sipas policisë, dy të arrestuarit Valter Hysja, 20 vjeç, Fatmir Haxhiu, 21 vjeç dhe 46-vjeçari i shpallur në kërkim Bledar Matja akuzohen për vjedhjen e bizhuterive me vlerë 5 mijë euro në banesën e shtetases me iniciale E.S., tezja e të miturit.

Sipas policisë, ngjarja është zbardhur dhe është dokumentuar mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen.

Të tre të akuzuarit janë banues në Kombinat,

Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shantazhuar një të mitur 13-vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Ata akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me minorenin, duke e filmuar me celular dhe më pas videon e kanë përdorur për shantazh.

Pas hetimit për vjedhjen policia ka zbuluar dhe pjesën tjetër të planit kriminal të dy të rinjve dhe 45-vjeçarit që kanë shfrytëzuar të miturin për qëllime kriminale.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 99861 additional Information to that Topic: startnews.news/2019/07/31/detaje-emra-shantazhuan-me-videon-intime-13-vjecarin-tezes-se-tij-i-grabisin-5-mije-euro/ […]

Comments are closed.