Korça u trondit sërish nga një tërmet i fuqishëm. tbSipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet kanë qenë të forcës 4.5 ballë e shkallës rihter.
Tërmeti i fortë, i disati prej disa javësh në rajonin juglindor të vendit ka shkaktuar panik te qytetarët. Banorët kanë dalë nga shtëpitë shumë të tronditur dhe në panik.
Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit.