Amara terra mia” e Domenico Modugno, mori të tjera ngjyra kur u këndua nga i talentuari Ermal Meta. Në Sanremon e vitit 2017, shqiptari nuk mundi të dalë fitues me “Vietato Morire”, por arriti të rrëmbejë një çmim shumë të rëndësishëm.
Ermal Meta u vlerësua me çmimin e kritikës që mban emrin e legjendës së muzikës italiane “Mia Martini”.
Por kënga “Amara terra mia” e Domenico Modugnos, e “përndjek” sërish këngëtarin. Familja e legjendarit italian ka vendosur që të vlerësojë këngëtarin shqiptar me çmimin Modugno 2019.
Më 6 gusht në Polignano do të mbahet edicioni i nëntë i Meraviglioso Modugno, një mbrëmje që feston karrierën e këngëtarit në qytetin e tij të lindjes.
Tema kryesore e mbrëmjes së këtij viti do të jetë “një hedhje në det” për të festuar gjashtëdhjetë vitet e “Piove”, një nga këngët më domethënëse të Modugno.
Në mbrëmjen e shumëpritur, Ermal Meta do të marrë çmimin Modugno 2019. Një nder i madh për shqiptarin i cili e ka shprehur gjithnjë admirimin e thellë për Domenico Modugnon.
Ermal Meta ka falenderuar familjen e këngëtarit për këtë nder, ndërsa nuk ka harruar që të shprehë edhe mirënjohjne për njeriun pa të cilin, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur, pikërisht Domenico Modugnon.
“Faleminderit familjes së Modungnos për këtë çmim, e faleminderit të mahnitshmit Modugno”, shkruan Ermali në Instagram.