BallinaAktualitet“Ndryshimi i kasave fiskale aferë”- Basha zbulon kush qëndron pas projektit: Nuk...

“Ndryshimi i kasave fiskale aferë”- Basha zbulon kush qëndron pas projektit: Nuk ka kompani kroate, por vëllai i…

spot_img
spot_img

Nga Cërriku ku zhvilloi takim me strukturat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u fokusua tek gjendja e rëndë ekonomike, duke renditur disa akte të rënda korrupsioni sipas tij, që pasurojnë kryeministrin Rama dhe një grusht klientësh të tij.

Kreu demokrat e konsideroi aferë planin e qeverisë për të hequr kasat fiskale.

“Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum-Vlorë. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës theksoi se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave. “Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune”, theksoi Basha.

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e opozitës se kriza nuk do të marrë fund përmes një marrëveshjeje politike-pazar.

“Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Evropë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve.

Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar.”- tha lideri i opozitës Lulzim Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular