BallinaTe tjeraNë bjeshkët e Fanit në Mirditë zbulohet guri i vjetër me mbishkrime...

Në bjeshkët e Fanit në Mirditë zbulohet guri i vjetër me mbishkrime historike

spot_img
spot_img

Punimet për hapjen e një shtegu në fshatin Xhuxhë të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë kanë nxjerrë në dritë një gur me informacion shkëmbor mbi të. Disa mbishkrime  mbi gurin e vjetër kanë kuriozuar të gjithë banorët e zonës. Administratori i Fanit, Kolin Marku, thotë se janë specialistët e të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur.

Në bjeshkët e Fanit, një peisazh i mbushur me histori rikthen kohën e banimit të mirditorëve në lashtësi.

Një gur i vjetër me mbishkrime është gjetur nga disa punëtorë gjatë punimeve për hapjen e një shtegu në fshatin Xhuxhë.

Ky gur ka kuriozuar, jo vetëm banorët, por edhe gjithë specialistët e zonës, të cilët kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar më tepër të dhëna rreth gurit të gjetur.

Kolin Marku: Si njësi kemi njoftuar Bashkinë dhe Drejtorinë Kulturore të Bashkisë. Kanë ardhur për ta verifikuar. T’ua lëmë specialistëve, ata e dinë se cilës periudhë i përket dhe çfarë do të bëjmë.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike, ndërsa objekti dyshohet të jetë piktogram ose ideogram.

Gjergj Marku: Gjetja e këtij guri e çon historinë e banimit në këtë vend shumë në lashtësi. Dihet që në zonën e Mirditës të shënuar në prehistori janë piktogramet e Rubikut që sot janë Monument i Kulturës dhe janë pjesa më e vizituar. Uroj që këto të jenë nga prehistoria.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë edhe specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerën historike dhe trashëgimore të këtij guri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular