Qeveria ka dështuar me investimet publike, 36 % e projekteve nuk janë prioritet

1
225

Një raport monitorimi mbi menaxhimin e financave publike për vitin 2018, që mbështetet nga Banka Botërore nxorri në dukje se qeveria shqiptare ka dështuar në objektivat sasiore dhe cilësore që i ka vënëvetes për realizimin e shpenzimeve për investime për dy vite rresht.

Shpenzimet për investime publike gjatë vitit 2018 ishin vetëm 3.21 për qind e GDP-së, duke e bërëtë paarritshëm objektivin sasior prej 4.5 % të PBB-së të përcaktuar në buxhetin e vitit 2018. Objektivi për realizimin e investimeve publike në treguesit sasiorë nuk ishte realizuar as në vitin 2017.

Përpos realizimit të dobët të fondeve të programuara pëinvestime, edhe fondet që destinohen shkojnë për projekte që nuk janë prioritet. Raporti i monitorimit zbuloi se 36 për qind e për qind e projektevetë planifikuara për vitin 2018 dhe 20 për qind e projekteve të propozuara nuk ishin të përfshira në prioritet e përcaktuara tashmë.

Raporti i monitorimit vë në dukje se është krijuar hallkë për të vlerësuar teknikisht dhe financiarisht të gjitha propozimet e projekteve të mëdha për investimet publike. Të gjitha shpenzimet e investimeve publike monitorohen dhe raportohen në mënyrë të vazhdueshme si pjesë e procesit të planifikimit dhe buxhetimit.

Por pavarësisht krijimit të njësisë së monitorimit të investimeve përformanca e shpenzimeve kapitale është përkeqësuar më tej gjatë gjashtëmujorit të parë 2019, teksa nga të dhënat e tjera zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se, të analizuara nga Monitor, janë ulur shpenzimet për investime.

Në raport me 6-mujorin e patë të vitit 2018 shpenzimet kapitale ishin rreth 15 milionë euro më të ulëta ose 6.2 për qind me pak, ndërsa në raport më planin e periudhës ato ishin 14.3% më të ulëta.

Shpenzimet operative, të mirëmbajtjes, një pjesë e të cilave shkojnë për pagesat e koncesioneve në shëndetësi, shërbimi i skanimit etj. kanë pasur tejkalimin më të madh ndaj planit, me 2.8 miliardë lekë më shumë, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm u zgjeruan me gati 17%.

Ecuria e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë tregon rënie në zërat që nxisin produktivitetin të tilla si shpenzimet kapitale.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 77898 more Information to that Topic: startnews.news/2019/08/01/qeveria-ka-deshtuar-me-investimet-publike-36-e-projekteve-nuk-jane-prioritet/ […]

Comments are closed.