Një 18-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase italiane.
Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin D.L, banues në Lushnje, pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë dhe “Ngacmimi seksual”.