Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar në faqen zyrtarë në “Facebook” një foto, që pretendohet dëshmon një projket për ndërtimin e një kulle tjetër në qendër të kryeqytetit.
Sipas Aleancës, projekti do të zërë vend në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, ku aktulisht ndodhet një lulishte. Bashkëngjitur fotos, Aleanca shkruan se “qyteti lavatriçe në mendjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë”.
Postimi në Facebook:
“Kjo eshte lavatriçja tjetër e parave të pista që tashmë do i marri Tiranës dhe hapësirën te “Ushtari i Panjohur”. Qartësisht qyteti lavatriçe në mëndjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë. Çdo metër katror lavatriçe lan mijra euro para të pista të cilat futen në xhepat e të interesuarve duke fuqizuar kështu një klas oligarkësh të cilët do mund të blejnë çdo lloj pushteti”- thuhet në postimin e shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.