Policia e Elbasanit ka blinduar qytetin për të zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë pasdite.
BW sjell videon dhe fotot e para nga vendngjarja, e cila siç shihet është rrethuar nga policia, si dhe emrat e dy personave të plagosur, të cilët janë shtetasit Astrit Cerriku dhe Fejzi Ago.
Plagosja ndodhi në lokalin “Cest la vie”, teksa personat ishin të ulur në një tavolinë, kur janë zënë për motive të dobëta.
Debati ka degraduar, duke bërë që njëri prej tyre të marrë armën dhe të qëllojë ndaj personave të tjera.