Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjjen nr.4 të qytetit bregdetar të Sarandës. Mësohet se flakët janë pasojë e ndezjes së zjarrit në oxhak për të bërë zgarë nga familjarët.
Situata ka dal nga kontrtolli dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontrroll flakët.
Nga ngjarja ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa anëtarët e familjes kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim.