Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Përroin e Dunavatit, në Gjirokastër. Policia është njoftuar prej dy orësh për viktimën dhe po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Por, deri më tani uniformat blu nuk kanë arritur të nxjerrin dot viktimën dhe as ta identifikojnë. Nga informacionet e para, mendohet që viktima të jetë rrëzuar në përrua, duke humbur jetën.
Kjo është viktima e dytë brenda pak orësh, pasi pak më parë u raportua se një 16-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Korçë, duke u vetëhelmuar