BallinaAktualitetIsh-kryeministri suedez në Shkodër. Ja çfarë shkruan Carl Bildt dhe këshilla që...

Ish-kryeministri suedez në Shkodër. Ja çfarë shkruan Carl Bildt dhe këshilla që i jep Ditmir Bushati

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri i Suedisë, një personazh i njohur i politikës europiane Carl Bildt ka zgjedhur të vizitojë qytetin e Shkodrës në këto ditë gushti. Nuk dimë nëse rastësisht, apo rrethanat e kanë çuar në një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë, por vetë Bildt ka postuar një foto ku shkruan: “I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet interesant”.

Në statusin e këtij të fundit ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i jep disa këshilla dhe lavdëron qytetin e origjinës së tij, aty ku edhe ka dalë deputet:

“Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”.

Bushati para pak ditësh u shkarkua nga detyra për Shkodrën, por në të vetmin koment që ka dhënë për median ka thënë se, nuk janë ofiqet që e pengojnë të vazhdojë ta mbështesë Shkodrën. Dhe mesa duket ky ishte një rast për ta promovuar atë!

Ndërsa Carl Bildt ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në vitet 2006-2014. Sot është bashkë-kryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.

  • foto galeri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular