Video/ Zbulohet ushtria private e Festim Latos! “Ishte i rrezikshëm”

0
277

Mediet holandeze kanë zbardhur sot të tjera detaje mbi ekzekutimin e Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, politikanin shqiptar, Festim Lato. Prestigjiozja holandeze “Telegraaf” ka publikuar së fundi një artikull të zgjeruar rreth aktivitetit të Latos, duke zbuluar që ai kishte ushtrinë e tij private në fshatin Gelderland të Afferdenit. Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë jetonte në një fermë në Kerkdam në Afferden, të cilën e kishte kthyer në kazermë të mbushur me ushtri private.

Kjo media ka publikuar foto dhe video të paradës së ushtrisë private të politikanit shqiptar, ndërsa citon edhe disa deputetë holandezë, të cilët e quajnë të rrezikshëm Festim Laton.

“Ky njeri ishte potencialisht i rrezikshëm dhe shkelte ligje të shumta. Dua të di nga ministri nëse kishte dijeni për atë që po ndodhte.

Unë gjithashtu dua të di se ku ka shkuar kjo ushtri private dhe veçanërisht ku janë armët tani. A ka mundësi që një mashtrues nga një vend i panjohur të krijojë ushtri këtu?!”, kanë thënë deputetët, duke shtuar se policia, gjyqësori dhe bashkia kanë dështuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

C4c20086 B53d 11e9 A39a 0255c322e81b

Ndërkohë, një sipërmarrës holandez, që ka qenë prezent në paradën ushtarake, është shprehur se ishte mrekulluar nga ushtria private në brendësi të Gelderlandit.

“Se këtë e lejuan politikanët holandezë, nuk mundem ta them. Si ia doli Lato të bënte gjithë këtë? E shikoja me çudi. Por presidenti më premtoi se do të ndërtojë 210 kilometra rrugë të reja në shtetin e tij të ri, Çamëri”, ka thënë ai.

Festim Lato u ekzekutua më 21 korrik të këtij viti, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet në një rrugë në Nijmegen të Holandës. Autoritetet holandeze nuk kanë zbardhur ende të vërtetën e vrasjes së politikanit shqiptar, por deri më tani janë publikuar dëshmi të shumta, që pretendojnë se janë mashtruar nga Lato, i cili në emër të Çamërisë iu kishte marrë miliona euro.