Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e tij, po pushon në bregdetin e Vlorës. Por edhe gjatë pushimeve nuk mund të gjejë qetësi.
Sipas asaj që shkruan gazetari Basir Çollaku, një surprizë e hidhur ka marrë kryeministri nga qytetarët vlonjatë teksa lahej në det. Teksa ka qenë duke notuar bashkë me të birin, disa fëmijë i afrohen kryeminsitrit dhe thërrasin: “Rama ik”.
Sipas gazetarit, ky gjest i fëmijëve e ka nervozuar shumë kryeministrin, i cili ka urdhëruar Gardën që të reagonte për të vënë qetësi.
Postimi i plotë i Basir Çollakut:
Pak dite me pare, Rama ishte ne Vlore tek rezidenca qeveritare, por nuk gjeti rehati nga pickimet leksikore te disa femijeve..
Teksa notonte duke u argetuar dhe me te birin, disa femije dhe ata qe po freskoheshin ne ujin aty prane, i afrohen..dhe i therrasin…
Rama ik..
Po tu vune vlonjatet, nuk ta lene mangut as ne det..
KM u nervozua fort dhe garda beri goxha zhurme per te vene rregull qeveritar..
ngjarje jo e sajuar…