BallinaAktualitet"Janë ca jargë elektronike të shpifura|"/Për kë e ka këtë shpërthim Yll...

“Janë ca jargë elektronike të shpifura|”/Për kë e ka këtë shpërthim Yll Manjani

spot_img
spot_img

E përsëris, nuk ka as parti e as kryetar e askush që më bën të mos mendoj me mendt e mia. S’i kam marrë leje askujt në botë për të folur”.

Kjo është një pjesë nga reagimi i ashpër i ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Kjo vjen pas një analize të tijën në Facebook paraditen e sotme, e cila në disa portale është raportuar si “anëtarim i Manjanit në PD”.

“Janë ca jargë elektronike të shpifura, që nuk merren fare me cfarë mendon dhe shpreh, por sajojnë skema e budallëqe të paqena”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Janë ca jargë elektronike të shpifura, që nuk merren fare me cfarë mendon dhe shpreh, por sajojnë skema e budallëqe të paqena.

Nuk ju intereson fare kjo, por merren me ty që mendon dhe flet.

Dhe si merren?

Thjesht shpifin, sajojnë, inskenojnë… ja fusin pordhës me një fjalë.

Sipas këtyre jargëve, për shak të një analize që kam bërë sot në Faqen time në FB, unë qenkam bërë anëtar i Partisë Demokratike!

Vazhdoni, shpifni, pirdhni! Çtë doni bëni! Nuk më ndalon dot kjo gjë së menduari e së shprehuri si njeri i lirë.

As më kërcet fare nëse ajo që mendoj e shpreh është e mirë apo e keqe për parti dhe indicivë thashethemaxhinj!

E përsëris, nuk ka as parti e as kryetar e askush që më bën të mos mendoj me mendt e mia. S’i kam marrë leje askujt në botë për të folur.

Ndaj dhe politika nuk më ka mbajtur pranë saj…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular