Presidenti i Republikës Ilir Meta po kalon me sa duket disa ditë pushimi në Kosovë. Meta ka zgjedhur Prevallën, një zonë malore në Prizren për të pushuar, ndërsa shfaqet me familjen e plotë, bashkëshorten Monika Kryemadhi, djalin dhe dy vajzat.
Duke postuar foton në “Facebook”, Meta uron shqiptarët për një të diel të bukur.
“Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja!”, shkruan Meta në “Facebook”.