Barcelona ka fituar me rezultatin 2-1 Arsenalin, në një ndeshje të vlefshme për trofeun “Johan Gamper”.
Katalanasit me përmbysje kanë arritur të fitojnë, falë dy golave që shënuan në pjesën e dytë.
Aubamejang ishte ai që kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 26-të të takimit.
Në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të Mitland- Niles ka shënuar në portën e tij pas një autogoli qesharak, që ka vendosur ekuilibrat.
Fjala e fundit i takonte Suarezit, i cili në minutën e 90-të vulosi ndeshjen në favor të Barcelonës.