BallinaAktualitetDëshmitari i sulmit në Vlorë: Ja pse nisi debati dhe si i...

Dëshmitari i sulmit në Vlorë: Ja pse nisi debati dhe si i mora të plagosurit me makinë

spot_img
spot_img

Një dëshmitar okular i sulmit me armë në Vlorë ka treguar se si nisi debati në plazh që përfundoi menjë të vdekur dhe dy të plagosur.

Dëshmitari  tregoi se pronari i lokalit kërkoi të tregohej kujdes për pushuesit që ishin në plazh, pasi mes për mes tyre po kalonte dikush me kalë.

“Para një ore (para sulmit) ishte njeri me një kalë. Këta i thanë mos u fut nëpër plazhistë… dhe merr i fut një pëllëmbë dhe e heq këtej. Kishte gra, fëmijë të vegjël.

I hoqi një pëllëmbë dhe iku ai.

Po vijnë këta më pas, ai Shpati bashkë me atë të “uotçave” dhe filluan të debatonin jo andej po këndej…I thotë “jeni fshehur”. Ky i thotë ik ore se është turp, se e sqarojmë muhabetin.

Jo, po pse i ke sharë!

Jo, nuk të kemi sharë!

Ne s’jemi miqtë e tu…

Nxorën armët, bam e bum, qëlluan Arbenin, qëlluan nipçen tim – djalin e Arbenit, qëlluan dhe Nesimin.

Ishim këtu me fëmijë, me nipër me mbesa. Beni mori 3-4 plumba. I mora me bluzë dhe i futa në makinë. “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular