Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi që 22 gushti të jetë datë për shpërndarjen e parlamentit.
Pas shpërndarjes, presidenti i Kosovës duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se “zgjedhjet nuk janë vetëm mundësi dhe alternativë, por drejtim dhe vendim i duhur për qytetarët e vendit’.
Ai tha se vendimi për seancën e shpërndarjes u mor me pajtimin e të gjitha partive politike, të cilat janë shprehur në favor të zgjedhjeve të reja që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë.