Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit kanē dalë në protestë në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, firmat kanë vendosur të rifillojnë sot punën në karrierat e tyre të gurit, pas pezullimit prej 22-muajsh të punës në këtë zonë.
Nisja e rrugës sē tyre me kamiona ështē bllokuar nga forca të shumta policie në qafën e Novajt, ku në ndihmë të policisë sē Beratit kanë ardhur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Tashmë një grup prej 3 përfaqësuesish të firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ janë duke negociuar me drejtuesit e policisë nga të cilët kërkojnë me shkrim dhe në përputhje me ligjin shkaqet e pengimit për vijimin e punës në këtë zonë.