Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës prej plagëve, Arben Beqiraj, një prej viktimave të të një sulmi me armë në lokalin e tij në plazhin e vjetër. Dy personat e tjerë të plagosur në të njëjtën ngjarje janë jashtë rrezikut për jetën, Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj. Vdekja e Arben Beqirajt ka ndodhur në orën 1:00, në mesnatë, pasi ai kishte marrë 6 plumba në organet jetike, mushkri, bark, duar dhe këmbë.LEXO EDHE:Identifikohen autorët e plagosjes së dyfishtë në Vlorë/ Delta Force dhe FNSH në ndjekje të tyreSulmi me armë ndodhi pasin dy persona janë zënë me grushta me pronarin e lokalit dhe pastaj kanë vrapuar drejt makinave të tyre, prej nga kanë marrë kallashnikovë dhe kanë qëlluar drejt tij drejt e në kraharor.Të dy vrasësit janë larguar më pas në drejtim të pyllit të Sodës dhe Policia është vënë në ndjekje të tyre.
Informacioni paraprak i policisë
Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH. Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.