Degjeneron sherri mes dy te rinjve ne Bilisht. Policia ben me dije se ne sherr e siper nje 25-vjecar ka qelluar me automatik drejt 20 vjecarit me inicialet K.B.
Per fat, ai nuk ka mbetur i lenduar, nderkohe qe autori, shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht, eshte larguar menjehere pas ngjarjes me automjetin e tij. Policia, nderkohe e ka shpallur ne kerkim dhe ka nisur punen per kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet pranë Prokurorisë si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit:
R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.
Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Bilishtit, shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.